Last Updated on 18/06/2026 by EL
Agron Shehaj u përjashtua nga seanca plenare, pasi pengoi vijimin e procesit të votimit në sallë.
Debati ndodhi në prani të kryeministrit Edi Rama, ku Shehaj i kërkoi dorëheqjen.
Duke njoftuar përjashtimin e tij, Niko Peleshi, iu drejtua Shehajt me fjalët: “Vazhdoni në oborr me TikTok-un tuaj, te lulishtja.”
Më herët, Peleshi i kishte tërhequr disa herë vëmendjen Shehaj, por pas debateve të ashpra dhe ndërprerjes së seancës, ai u përjashtua nga seanca./ET
