Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Bosnje-Hercegovinës do të zbresin në fushën e lojës me synimin e qartë për të marrë fitoren e parë në kuadër të Grupit B të Kupës së Botës 2026.
Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje pas barazimeve të regjistruara në xhiron e parë, ku zviceranët humbën avantazhin në sekondat e fundit ndaj Katarit, ndërsa boshnjakët ndanë pikët me Kanadanë në një barazim 1-1.
Skuadra e Bosnjës vjen në këtë takim me një ecuri pozitive prej nëntë ndeshjesh radhazi pa pësuar asnjë humbje në të gjitha kompeticionet. Ky ballafaqim shënon sfidën e parë zyrtare mes tyre në histori, pasi i vetmi precedent daton në një miqësore të vitit 2016, ku triumfuan ballkanasit.
Pak minuta përpara fillimit të takimit, të dy trajnerët kanë zyrtarizuar rreshtimet e tyre taktike për këtë përballje të rëndësishme./mxh
