Brooklyn Beckham është rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të reklamës së tij më të fundit për kompaninë “DoorDash”, e cila ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka rikthyer në fokus raportet e tij të tensionuara me David dhe Victoria Beckham.
27-vjeçari publikoi videon e plotë të fushatës të mërkurën në mbrëmje, menjëherë pas ndeshjes së Anglisë në Kupën e Botës. Sipas mediave britanike, shumë ndjekës e kanë interpretuar përmbajtjen e saj si një tjetër sinjal të përçarjes mes tij dhe familjes së famshme.
Debati kishte nisur që më herët, kur një fragment i reklamës u shpërnda në rrjetet sociale, duke nxitur akuza se Brooklyn po përdor konfliktin familjar për të tërhequr vëmendje dhe përfitime financiare.
Komentet kritike nuk kanë munguar. Disa ndjekës kanë shprehur zhgënjimin e tyre, duke theksuar se ai vazhdon të përfitojë nga fama dhe trashëgimia e familjes Beckham, pavarësisht dëshirës së shprehur për të ndërtuar identitetin e tij të pavarur.
“Kur të bëhesh prind, do ta kuptosh më mirë”, shkroi një komentues, ndërsa të tjerë e cilësuan qasjen e tij si të papërshtatshme dhe të padrejtë ndaj David dhe Victoria Beckham.
Reagimet kanë qenë të shumta edhe në Instagram, ku disa përdorues kanë vënë në dyshim qëndrimin e Brooklyn, duke argumentuar se ai vazhdon të mbështetet te emri i njohur i familjes.
Deri në këto momente, David dhe Victoria Beckham nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike lidhur me polemikat e fundit. Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse kjo situatë do të ndikojë më tej në marrëdhëniet mes Brooklyn dhe pjesës tjetër të familjes Beckham./mxh
