Last Updated on 19/06/2026 by Kesjana
Gjenden katër granata dore dhe dy armë automatike në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë.
Sipas informacioneve, dyshohet se këto armatime i përkasin periudhës së trazirave të vitit 1997, kur edhe janë groposur.
Mësohet se policia ka rrethuar perimetrin e sigurisë dhe ka marrë masa për izolimin e zonës.
Nga verifikimet e paraprake rezulton se armët dhe granatat kanë qenë të mbështjella dhe nuk paraqesin rrezik të menjëhershëm për qytetarët./Kb
