Qielli i Nju Jorkut po bëhen gati të “çuditshme” me dronë, taksi fluturues dhe makina autonome (pa shofer) që pritet të mbushin hapësirën ajrore të qytetit.
Në vitet e fundit, teknologjia ajrore ka bërë hapa të mëdhenj përpara, nga zhvillimi i taksive fluturuese autonome deri te testimi i zepelinëve me helium sa gjatësia e një fushe futbolli. Edhe pse shumica e këtyre teknologjive ende nuk janë bërë pjesë e përditshmërisë, shumë kompani i shohin Nju Jorkun si një terren kyç testimi.
Në fillim të këtij viti, kompania amerikane Joby Aviation realizoi një seri fluturimesh demonstruese mes Manhatanit dhe aeroportit JFK me taksitë e saj elektrike ajrore. Ndërkohë, kompania Skyports Infrastructure po përmirëson Downtown Skyport për ta përshtatur me avionët elektrikë. Dhe, edhe pse ende në një të ardhme të largët, kompania Wing, në pronësi të Alphabet (Google), po planifikon të sjellë shërbimin e saj të dërgesave me dronë edhe në pesë lagjet e qytetit.
“Imagjinoni një natë Taco Tuesday dhe s’keni mish të grirë në frigorifer. Ne do të jemi mënyra më e shpejtë për t’jua sjellë atë, që të vazhdoni të përgatisni darkën për fëmijët tuaj,” thotë Heather Rivera, drejtuesja e biznesit në Wing, e cila jeton në Nju Jork.
Sipas kompanive, teknologjia tashmë ekziston, por sfida kryesore është mënyra se si ajo do të integrohet në një qytet si Nju Jorku./ad
