Kombëtarja e Holandës ka arritur një fitore mbresëlënëse me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Suedisë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit F në Kupën e Botës.
Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman shfaqi një dominim absolut që nga minutat e para, duke zhbllokuar sfidën me sulmuesin Brian Brobbey që në minutën e 5-të, i cili shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 17-të.
Në pjesën e dytë, holandezët vazhduan sulmet e tyre dhe realizuan dy gola të tjerë të shpejtë me anë të Cody Gakpo-s. Suedia u përpoq të reagonte dhe gjeti golin e nderit me Anthony Elanga-n, por shpresat e tyre u shuan përfundimisht në fund të takimit, kur Crysencio Summerville vulosi rezultatin me një goditje të bukur nga distanca.
Falë këtij triumfi, Holanda merr kryesimin e grupit me katër pikë, duke parakaluar skandinavët./mxh
