Kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Bregut të Fildishtë do të përballen në një sfidë interesante në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës.
Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim me moralin në maksimum pas sukseseve në ndeshjet hapëse. “Pancerat” e drejtuar nga Julian Nagelsmann regjistruan fitoren e tyre të dhjetë radhazi në ndeshjet ndërkombëtare, pas një triumfi shkatërrues 7-1 ndaj debutuesve të Kurasaos.
Nga ana tjetër, Bregu i Fildishtë konfirmoi formën e mirë duke mposhtur Ekuadorin me rezultatin minimal 1-0, duke arritur kështu suksesin e katërt radhazi.
Ky duel pritet të vendosë fatet e kryesimit të grupit dhe të sigurojë biletën e kualifikimit të parakohshëm. Pak minuta përpara vërshëllimës startuese, të dy trajnerët kanë zbuluar rreshtimet zyrtare në fushë./mxh
