Last Updated on 22/06/2026 by EL
Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde me fanellën e Spanjës, teksa tani ka hyrë në mesin e 10 golashënuesve më të rinj në historinë e Kupës së Botës.
Ylli i Barcelonës realizoi golin e parë në fitoren 4-0 të Spanjës ndaj Arabisë Saudite, duke hyrë në histori. Në moshën 18 vjeç e 343 ditë, Yamal është bërë zyrtarisht golashënuesi i tetë më i ri në historinë e Kupës së Botës.
Ai ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit si Lionel Messi dhe Julian Green, ndërsa në listën elitare vazhdon të kryesojë legjenda braziliane Pelé./ET
