Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese ka komentuar lidhur me protestat që po zhvillohen prej më shumë se tre javësh në Tiranë.
I pyetur nga DW, Giese u shpreh në një konferencë për mediat, se është në dijeni të protestave që sipas tij po zhvillohen kundër një projekti.
Ai theksoi se njerëzit kanë të drejtë të protestojnë, por shtoi gjithashtu se kjoë është një çështje e brendshme politike në Shqipëri.
Deutsche Welle: A është qeveria gjermane në kontakt me protestues në Shqipëri? A e di Berlini çfarë kërkojnë ata? Dhe çfarë pret nga qeveria e Edi Ramës në raport me protestat?
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese: Unë i kam marrë parasysh njoftimet për këtë. Bëhet fjalë për një projekt kundër të cilit ka protesta.
Sigurisht njerëzit në Shqipëri kanë të drejtë të protestojnë. Por kjo është një çështje e brendshme politike në Shqipëri. Për këtë nuk mund të japim shumë informacion.
Kujtojmë se sot mbahet protesta e 24-të kundër qeverisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Prej më shumë se tre javësh, qytetarët kanë protestuar duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. /kb
