Last Updated on 24/06/2026 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin e një qytetari, që sipas tij është një nga mesazhet e shumta pozitive të këtyre ditëve.
Në postimin e qytetarit thuhet se nuk duhen harruar të mirat që janë bërë në Shqipëri, ndonëse janë bërë gabime dhe asgjë nuk është perfekte.
Më tej thuhet se kënga “I Carried The Storm” që shoqëron postimin, është një përpjekje për të parë anën tjetër të historisë dhe një mendim ndryshe nga ajo që dëgjohet çdo ditë.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES
dhe me një nga mesazhet e shumta të këtyre ditëve të habitshme në të keq e në të mirë, të cilin dikush bujarisht e ka postuar e një tjetër miqësisht ma ka dërguar, ju uroj një ditë të mbarë
***
Ja profili i të panjohurit bujar që më çoi miku me statusin e postimit të videos
@mr.elprofe
Provova t’i vesh për pak çaste këpucët e kryeministrit.
Jo për t’i bërë lajka.
Jo për të bindur askënd.
Thjesht për të parë si do ta shihja unë botën në vendin e tij.
Jam rritur në një Shqipëri ku nuk bëje dot 200 metra pa t’u grisur këpucët.
Do të ishim naivë po të thoshim se nuk janë bërë edhe gjëra të mira.
Kjo nuk do të thotë se çdo gjë është perfekte.
As që nuk janë bërë gabime.
Por për sqarim:
Unë nuk ha bukë nga shteti shqiptar që prej vitit 1997.
Nuk jam as i shitur.
As i blerë.
Dhe nuk mbështes verbërisht askënd.
Kjo këngë është thjesht një përpjekje për të parë anën tjetër të historisë.
Një kundërrrymë ndaj asaj që dëgjojmë çdo ditë.
E di që do shahem.
Por s’ka problem.
Sepse në fund të fundit:
I shari shan.
I mençuri mendon. /kb
