Rreth 68,000 familje në Bretanjë, në Francën perëndimore, kanë mbetur pa energji elektrike këtë mëngjes pas një defekti në një transformator të lidhur me temperaturat e larta, sipas prefekturës së Finistère. Autoritetet lokale bënë të ditur se incidenti ishte aksidental dhe lidhet drejtpërdrejt me valën ekstreme të të nxehtit që ka përfshirë vendin. “Shkaku i incidentit është aksidental dhe lidhet me temperaturat e larta të vëzhguara në periudhën aktuale. Nuk ka të lënduar,” thuhet në deklaratë.
Finistère është një nga 58 rajonet franceze të vendosura në alarm të kuq për valë të nxehti, niveli më i lartë i paralajmërimit. Ky është një nga ndërprerjet më të mëdha të energjisë të regjistruara që nga fillimi i valës aktuale të të nxehtit.
Më herët gjatë javës, në një incident të ngjashëm pranë Camaret-sur-Mer, deri në 106,000 klientë mbetën pa energji elektrike në ditën që u raportua si një nga më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë në Francë që nga viti 1947. Operatorët e rrjetit RTE dhe Enedis kanë deklaruar se ekipet e tyre kanë punuar gjatë gjithë natës për një rikthim gradual të furnizimit me energji elektrike, ndërsa në nivel prefekture është ngritur një njësi krizash për menaxhimin e situatës.
Ndërkohë, vala e të nxehtit po shkakton pasoja të rënda në të gjithë vendin dhe Evropën. Autoritetet franceze raportojnë të paktën 40 raste mbytjesh gjatë ditëve të fundit, kryesisht në zona të pambikëqyrura ku qytetarët janë futur në ujë për t’u freskuar. Parashikimet meteorologjike paralajmërojnë se temperaturat ekstreme do të vazhdojnë edhe gjatë javës, ndërsa Franca mbetet në alarm të kuq për të katërtën ditë radhazi. Indeksi kombëtar i temperaturës ka arritur nivele rekord, duke tejkaluar shifrat e regjistruara në vitet 2003 dhe 2019.
🥵 44°C and rising: France braces for temperatures never seen before
The country is baking under a historic heatwave, with temperatures in Paris climbing to 44°C. Schools are closing, air quality is deteriorating, and authorities are warning residents to avoid alcohol and stay… pic.twitter.com/gLnY5NwiTQ
— NEXTA (@nexta_tv) June 23, 2026/kb
