Popullariteti i Donald Trump ka rënë në nivelet më të ulëta historike, si brenda ashtu edhe jashtë Shteteve të Bashkuara. Një sondazh global i Pew Research Center në 36 vende tregon se besimi te Trump për menaxhimin e punëve botërore ka rënë në vetëm 23%.
Madje, në rang global, vlerësimi për të është 37%, më i ulët se për liderët e Kinës apo Rusisë, duke lënë pas vetëm kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Në gjithë botën, pas Amerika e Trump-it shihet tashmë si një partner më pak i besueshëm se më parë.
Kjo rënie e fortë konfirmohet edhe në shtëpi nga një sondazh i Reuters/Ipsos, ku mbështetja për presidentin amerikan ka prekur fundin në 34%. Shkaku kryesor është lufta e tij e kushtueshme me Iranin, për të cilën vetëm një në katër amerikanë mendon se ia vlejti.
Për më tepër, shumica e qytetarëve janë skeptikë dhe nuk besojnë se marrëveshja e fundit e paqes e nënshkruar me Teheranin do të zgjasë.
Ky dështim në opinionin publik po rrezikon seriozisht edhe aleatët republikanë të Trump-it, përpara zgjedhjeve të rëndësishme të Kongresit në nëntor./mxh
