Hailey Bieber ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale me një fotosesion të ri ku pozon me të brendshme nga linja Skims, e themeluar nga Kim Kardashian.
Modelja 29-vjeçare është pjesë e fushatës së re reklamuese të markës së njohur, duke pozuar me sete të ndryshme të brendshmesh në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe bezhë, në poza provokuese që kanë marrë vëmendje të madhe online.
Ajo ka ndarë disa nga imazhet edhe me ndjekësit e saj në Instagram, ku menjëherë kanë marrë mijëra reagime dhe komente.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj Justin Bieber e ka mbështetur publikisht duke ripostuar disa nga fotografitë në profilin e tij, duke treguar mbështetjen për projektin e saj më të ri.
Hailey Bieber është modele amerikane dhe figurë e njohur e industrisë së modës, e cila ka bashkëpunuar me disa prej markave më të mëdha ndërkombëtare dhe është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në fushatat reklamuese.
Ajo është e martuar me këngëtarin Justin Bieber në vitin 2018, një nga artistët më të suksesshëm të muzikës pop në botë, i njohur për hite globale dhe karrierë të gjatë në industrinë muzikore./mxh
