Last Updated on 24/06/2026 by Monika
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari mbërriti këtë të mërkurë në selinë e Europolit në Hagë.
Lamallari zhvilloi atje një takim me drejtorin ekzekutiv në detyrë, Jürgen Ebner, si dhe me përfaqësues të qendrave të specializuara të Europol kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik.
Siç njofton përmes një postimi në rrjetet sociale, fokusi i bisedës ishte mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Europol, veçanërisht në luftën kundër trafikut të drogës, grupeve kriminale, trafikimit të qenieve njerëzore, krimit financiar dhe mashtrimeve online.
“Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit europian dhe po dëshmon çdo ditë se vepron si një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm, duke kontribuar në sigurinë e përbashkët europiane me të njëjtin angazhim si vendet anëtare të BE. Bashkëpunimi i ngushtë i Policisë së Shtetit me Europol dhe pjesëmarrja aktive në operacionet e përbashkëta, janë dëshmi konkrete e këtij përkushtimi. Bashkërendojmë punën për ta çuar këtë partneritet në një nivel edhe më të lartë”,-shkruan ministri./mxh
