Brooklyn Beckham ka tërhequr sërish vëmendjen me një postim në rrjetet sociale, këtë herë duke i dedikuar një mesazh të ngrohtë vjehrrit të tij, miliarderit Nelson Peltz, me rastin e 84-vjetorit të lindjes.
Djali i David dhe Victoria Beckham publikoi në Instagram një fotografi ku shfaqet përqafuar me babanë e bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, teksa e uron për ditëndje.
“Gëzuar ditëlindjen, Nelson. Të dua shumë. Jam shumë i lumtur që pata mundësinë ta festoja këtë ditë me ty. Faleminderit që je vjehrri më i mirë.”
Ky postim vjen në një periudhë kur marrëdhënia e Brooklyn me prindërit e tij vazhdon të jetë e tensionuar.
Pak ditë më parë me rastin e Ditës së Babait, David Beckham publikoi një fotografi me të katër fëmijët e tij, duke shkruar se të qenit baba është “puna më e rëndësishme” në jetën e tij dhe se i do të gjithë njësoj.
Megjithatë, sipas raportimeve, Brooklyn thuhet se është irrituar nga postimet e prindërve të tij në rrjetet sociale. Burime pranë tij pretendojnë se ai u kishte kërkuar më parë David dhe Victoria Beckham që të mos e etiketonin (tag) në publikimet e tyre.
Përplasja mes Brooklyn Beckham dhe familjes së tij ka qenë prej muajsh në qendër të mediave ndërkombëtare. Sipas raportimeve, tensionet lidhen edhe me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz, si dhe me marrëdhënien e saj me Victoria Beckham, që thuhet se u përkeqësua që prej ditës së dasmës së çiftit./mxh
