Këshilli i Ministrave zhvilloi këtë të premte mbledhjen e radhë dhe miratoi disa vendime në disa fusha me rëndësi.
Bazuar në VKM, u miratuan vendimet si më poshtë:
-Disa ndryshime në vendimin nr. 31, datë 21.1.2026, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit të Shpenzimeve për vitin 2026 të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë, Largimit dhe Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU)”.
-Përcaktimin e rregullave për kryerjen e verifikimeve kufitare të përbashkëta.
-Miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Barazi, Përfshirje dhe Pjesëmarrje të Romëve dhe Egjiptianëve në Republikën e Shqipërisë (2026-2030)
-Krijimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT).
-Përcaktimin e procedurave dhe afateve për pezullimin apo revokimin e licencës së lojërave të fatit “Baste sportive on-line”
-Administrimin dhe përdorimin e Fondit të Posaçëm të krijuar nga veprimtaritë e lojërave të fatit.
-Përdorimin e Fondit të Rindërtimit për financimin e hartimit të projekteve të ndërhyrjeve rehabilituese/përshtatëse për ndërhyrjet strukturale të nevojshme për objektet me shkallë dëmtueshmërie DS4 në Bashkinë Kurbin.
-Përdorimin e Fondit të Rindërtimit për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit në bashkitë Kurbin dhe Lezhë.
-Deklarimin Pasuri Kulturore e Paluajtshme të “Qendrës Historike” të fshatit Dhërmi, përcaktimin e zonës mbrojtëse dhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e saj./mxh
