Një vatër zjarri është raportuar ditën e sotme në Vlorë, pranë ish-Fushës së Aviacionit.
Sipas informacioneve të deritanishme, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe shkurre, pranë zonave të banuara.
Të favorizuara nga era e fortë që fryn dhe temperaturat e larta, flakët janë përhapur me shpejtësi.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit.
Nuk është raportuar për asnjë person të lënduar apo banesë të prekur nga flakët./mxh
