Last Updated on 28/06/2026 by EL
Temperaturat e larta, që këtë fundjavë kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, kanë mbushur plazhet e Vlorës me mijëra pushues.
Turistë vendas, por edhe grupe të shumta turistësh të huaj, kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës për të kaluar ditët e fundit të muajit qershor.
Plazhet janë mbushur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa moti i kthjellët, temperaturat e larta dhe deti i pastër kanë krijuar kushte ideale për pushime.
Fluksi i turistëve pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, duke konfirmuar Vlorën si një nga destinacionet më të preferuara të sezonit veror./ET
