Protesta e qytetarëve para Parlamentit vijon prej orës 10:00, kur nisi punimet edhe seanca plenare.
Mësohet se në këto momente qytetarët kanë bllokuar 3 dyert e Parlamentit, duke bërë kështu edhe rrethimin e godinës së seancave. E bllokuar është edhe hyrja kryesore, teksa policia përplaset dhe shtyn vazhdimisht protestuesit për të liruar rrugën.
