Eliminimi i Holandës nga Maroku me penallti në Kupën e Botës solli fundin e rrugëtimit të “Tulipanëve”, por jo të një serie të veçantë statistikore.
Holanda vazhdon të mos humbasë asnjë ndeshje të Kupës së Botës brenda 90 minutave të rregullta që nga viti 2006. Humbja e fundit në kohën e rregullt daton në fazën e 1/16-ve të Botërorit të Gjermanisë, kur Portugalia fitoi 1-0.
Që prej asaj ndeshjeje, holandezët kanë zhvilluar 23 takime në Kupat e Botës pa pësuar humbje në 90 minuta. Gjatë kësaj periudhe ata arritën finalen e vitit 2010, gjysmëfinalen e vitit 2014 dhe çerekfinalen e vitit 2022. Në Botërorin 2026 u eliminuan nga Maroku vetëm pas goditjeve të penalltive.
Pavarësisht kësaj ecurie të gjatë pa humbje në kohën e rregullt, Holanda vazhdon të mos ketë fituar asnjëherë Kupën e Botës. Kombëtarja holandeze mbetet skuadra që ka humbur tre finale të Botërorit pa arritur të ngrejë trofeun./mxh
