Last Updated on 01/07/2026 by EL
Deputeti i PS-së Ardit Bido ka reaguar sërish në lidhje me protestën që u mbajt ditën e djeshme para Kuvendit, ku protestuesit shfaqen duke diskutuar me deputetin dhe kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Bido shkruan se protestuesit që kërcënojnë e dhunojnë shqiptarët dhe presin me lëvdata Vangjel Dulen e Redi Muçin, janë tradhtarë.
Më tej, ai shton se është krenarë dhe se Shqipërinë do e bëjnë me shqiptarët e thjeshtë dhe jo me dy deputetët opozitar.
Postimi i plotë:
Shqip e troç: këta antishqiptarët që kërcënojnë e dhunojnë shqiptarë dhe presin me lëvdata Vangjel Dulen e Red Muçin, dy persona që urrejnë çdo çështje kombëtare, nuk janë protestues, janë TRADHËTARË! Ndaj, jam krenar që kanë emrin tim në koshat e tyre, sepse në kosh të historisë do i hedhë historia me Dulra e Muçra bashkë! Shqipërinë do e bëjmë ne shqiptarët, dulen kryeministër ta mbajnë në ëndrrat e tyre shoviniste!/ET
