Last Updated on 02/07/2026 by Anisa
Lidhur me protestën e zhvilluar para Parlamentit ditën e sotme, është bërë e mundur vënia në pranga e 18 personave të cilët shkaktuan incidente dhe kaos në zonën përreth. Nga ana tjetër 7 efektivë policie kanë pësuar dëmtime nga protestuesit dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Qytetarët kanë zhvilluar një protestë të dhunshme nga ku kanë shkatërruar automjete të policisë. Për shkak të përplasjeve fizike u lënduan disa protestues. Punonjësit e policisë kanë hedhur vazhdimisht gaz lotsjellës që të bëhet e mundur shpërndarja e protestuesve, si dhe është mundësuar dalja e deputetëve pas mbylljes së seancës plenare.
Protestuesit pas lëndimit kanë marrë ndihmën e shpejtë me ardhjen e një autoambulance pranë Parlamentit./ad
