Last Updated on 02/07/2026 by EL
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësit e tjerë të Policisë së Shtetit që mbetën të lënduar gjatë tubimit të zhvilluar sot para Parlamentit, në ushtrim të detyrës.
Si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe mjete piroteknike ndaj forcave të rendit, 15 punonjës policie pësuan lëndime gjatë ushtrimit të detyrës.
Drejtori Hita i siguroi efektivët për mbështetjen e plotë të institucionit dhe për garantimin e të gjithë kujdesit të nevojshëm mjekësor deri në rikuperimin e plotë të tyre, duke vlerësuar sakrificën dhe angazhimin e çdo punonjësi që shërben në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike./et
