Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale lidhur me përplasjet në protestën e sotme para Parlamentit.
Në postimin e tij në “X”, Rama shkruan se përshkallëzimi në dhunë fizike është e vetmja që mund të prodhojë ajo që ai e cilëson “kosherja e zezë e dështimeve të dobëta të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës”.
Më tej shprehet se durimi është ende i nevojshëm dhe pastaj sipas tij vjen radha e reflektimit.
“Përshkallëzimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tani kosherja e zezë e dështakëve frikacakë të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, mbledhësit e precedentëve kriminalë dhe duart e huaja që qëndrojnë pas tyre! Durimi është ende i nevojshëm, dhe pastaj do të jetë radha e reflektimit”, thuhet në postimin e Ramës./mxh
