Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin protestat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” midis Sheshit “Nënë Tereza” dhe Sheshit “Skënderbej”.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se protesta të tjera mund të zhvillohen në ditët në vijim dhe në qytete të ndryshme të vendit.
Gjithashtu më tej theksohet se ndërsa protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protestat mund të zgjerohen në zonat e afërta, duke përfshirë ndërtesa të tjera qeveritare.
Mund të pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh, devijime dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestave.
Ambasada thekson se përparësi e qytetarëve duhet të jetë siguria e tyre personale. Gjithashtu ju bëhet thirrje të monitorojnë median lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
Veprimet që duhen ndërmarrë sipas ambasadës amerikane:
-Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin demonstratat.
-Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth.
-Kufizo shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik.
-Monitoroni mediat lokale.
-Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje.
-Mbani një profil të ulët./mxh
