Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një valë ekstreme të të nxehtit, në prag të festës së pavarësisë, më 4 korrik – me miliona njerëz në Bregun Lindor të vendit, të përfshirë nga temperatura rekord, shkruan BBC.
Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se temperatura, për shkak të lagështisë, mund të arrijë deri në 46°C në qytete si Uashingtoni, Filadelfia dhe Nju Jorku.
Autoritetet paralajmërojnë kushte të rrezikshme, ndërsa qytete të mëdha kanë regjistruar temperatura rreth 38°C dhe pritet që i nxehti të vazhdojë edhe gjatë fundjavës së festës së pavarësisë, më 4 korrik , kur zhvillohen aktivitete masive në ambiente të hapura.
Në Uashington, është vendosur kufizim i pjesëmarrjes në evente publike, për shkak të rrezikut nga i nxehti ekstrem, ndërsa në Nju Jork autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve, të qëndrojnë në ambiente të freskëta.
I nxehti ka përfshirë gjithashtu, Kanadanë jugore, ndërsa është paralajmëruar për temperatura shumë të larta dhe lagështi të rënduar.
Meteorologët thonë se kjo situatë, lidhet me një zonë presioni të lartë atmosferik, që mban nxehtësinë të “bllokuar” mbi rajon, duke krijuar të ashtuquajturën “kupolë nxehtësie”.
Ekspertët theksojnë se valët e tilla të të nxehtit, po bëhen më të shpeshta dhe më intensive, për shkak të ndryshimeve klimatike globale./mxh
