Mesfushori Kwasi Sibo regjistroi debutimin e tij me kombëtaren e Ganës në shtator të vitit 2025, gjatë një përballjeje kundër Malit në kuadër të kualifikuesve të Kupës së Botës.
Lojtari e veshi për herë të parë këtë fanellë në moshën 28-vjeçare, duke shënuar një pikë kthese në karrierën e tij ndërkombëtare. Përfshirja e tij në listën përfundimtare për Botërorin 2026 u pasua edhe me fitimin e një vendi si titullar në formacionin e kombëtares afrikane.
Gjatë këtij turneu, ai luajti si startues në sfidën ndaj Anglisë dhe u aktivizua përgjatë gjithë takimit në fazën e 1/32-ave kundër Kolumbisë, ku Gana u eliminua pas humbjes minimale 0-1.
Në të kaluarën e tij, Sibo ka qenë pjesë e kampionatit shqiptar, ku gjatë verës së vitit 2019 u transferua te Skënderbeu, ekip me të cilin zhvilloi 16 ndeshje dhe shënoi një gol.
Aktualisht mesfushori është një lojtar i lirë pas mbylljes së bashkëpunimit me klubin spanjoll të Real Oviedo-s./mxh
