Në protestën e sotme, ka mbajtur fjalën dhe një prej personave foto e të cilit u postua nga kryeministri Edi Rama, i cili thoshte se protestuesit rezultonte i dënuar për disa vepra penale.
Në fjalën e mbajtur në protestën e sotme, protestuesi tha se Rama dhe ministrat i shpikën vepra penale që gjoja i kishte kryer. Ai bëri me dije se do të bëjë padi nga kryeministrit.
Në mbyllje të fjalës së tij, protestuesi bëri thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar.
“Unë jam ai ‘krimineli’ që më nxori Rama dhe ministrat para disa ditësh me fytyrë, duke më shpikur vepra penale që gjoja i kisha kryer. Do të bëj padi ndaj Ramës. Kam një thirrje sot: Lironi vëllezërit tanë! Lironi çunat! Të gjithë nesër para gjykatës që të nxjerrim djemtë tanë. Jemi këtu sot sepse na ka thirrur zemra”, tha protestuesi./mxh
