Forcat ushtarake të Britanisë së Madhe dhe Holandës do të pajisen me anije të reja transporti amfib, si pjesë e një partneriteti detar me vlerë 2,4 miliardë paund (3,2 miliardë dollarë), të nënshkruar sot nga të dyja vendet, njoftoi qeveria britanike, raportoi “Reuters”.
“Duke bashkuar ekspertizën industriale të Britanisë së Madhe, me përvojën e Holandës në projektimin e anijeve dhe lundrimin detar, do të ndërtojmë platforma të nivelit të lartë për forcat tona elitare amfibe”, tha Starmer.
“Ky partneritet do ta forcojë NATO-n”, shtoi kryeministri britanik Keir Starmer, i cili po merr pjesë në samitin e NATO-s në Turqi./mxh
