Shitja e avionëve luftarakë F-35 nuk e bën Turqinë një shtet më miqësor me SHBA, kështu është shprehur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë për CNN.
Netanyahu tha se i kishte kërkuar drejtpërdrejt Presidentit të SHBA Donald Trump që të mos i shiste avionët Turqisë, duke thënë se kjo do të shkatërronte ekuilibrin e pushtetit në Lindjen e Mesme.
“Kjo nuk e bën Turqinë një shtet miqësor me Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk është një forcë për paqe për stabilitet. Kur u jepni atyre atë pushtet, do të shihni agresion pas tij”, tha Netanyahu.
Teksa kundërshton shitjen e avionëve luftarakë amerikan për Turqinë, Netanyahu nuk e fsheh mosmarrëveshjen e tij me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Ky shtet kërcënon të shkatërrojë vendin tim, shtetin e vetëm hebre. Turqia nuk është një aleat model i Shteteve të Bashkuara”, tha Netanyahu.
Netanyahu i mohoi zërat se shitja e avionëve amerikanë Turqisë ka prishur marrëdhëniet me Presidentin Trump.
“Ai është Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ai bën atë që është e mirë për Shtetet e Bashkuara. Unë jam Kryeministri i Izraelit, bëj atë që është e rëndësishme për Izraelin, dhe shumicën e kohës këto gjëra janë identike”, tha Netanyahu.
Ndërkohë, presidenti Trump deklaroi se i kishte thënë Netanyahut se ai personalisht e pengoi Erdoganin të hynte në luftën kundër Iranit në anën e Teheranit. “Më pëlqen Erdogani”, u tha Trump gazetarëve në samitin e NATO-s nëTurqi, duke e quajtur udhëheqësin turk “të mrekullueshëm”.
“E dini, ai mund të kishte hyrë në luftën me Iranin”, tha ai.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vlerëson si presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ashtu edhe kryeministrin Benjamin Netanyahu, ndërsa pranon mosmarrëveshjen e vazhdueshme midis udhëheqësve mbi shitjen e mundshme të avionëve amerikanë F-35 në Ankara./mxh
