Last Updated on 08/07/2026 by EL
Nga mësuesit e policët te mjekët apo infermierët te ushtarakët… bashkë me ata që punojnë në Ministrinë e Arsimit e Drejtësisë do mund të marrin kredi pa interesa për të blerë shtëpi. Janë 300 punonjës të administratës publike, përfshirë rrogëtarët në institucionet e varësisë së këtyre ministrive që mund të aplikojnë për të përfituar nga programi i qeverisë. Përzgjedhja e tyre do të bëhet
“Ajo çka vërehet në vendimin e qeverisë është edhe tabela pikëzuese që ka një prioritet edhe tabela pikëzuese e cila ka një rëndësi shumë të madhe për këtë proces pasi janë këto tabela që zbërthejnë në një farë mënyre aplikuesit dhe përfituesit”, shpjegon Dardana Grabovaj, Sektori i Shqyrtimit të Projekteve të Strehimit.
Por cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë punonjësit e administratës publike për të përfituar nga kreditë e lehtësuara? “Pikëzimi do të bëhet sipas kushteve të strehimit, kushteve ekonomike, familjare, sociale apo të punësimit që plotësojnë aplikantët. Kushti i strehimit është i njëjtë për të gjitha ministritë e sipërpërmendura. Punonjësit që aplikojnë për kredi të butë nuk duhet të disponojnë banesë në pronësi ose duhet të banojnë në një banesë të mbipopulluar”, thotë Grabovaj.
Proceduara e aplikimit do të bëhet në portalin qeveritar “E-Albania”. “Janë dy vërtetime. Vërtetimi që nuk ke pronë në republikën e Shqipëri dhe nuk ke pronë në proces legalizimi. Gjithashtu duhet plotësuar edhe kriteri i pagave”, shpjegon Grabovaj.
Marrja e një kredie të butë nga administrata bëhet veçanërisht e leverdishme në ditët e sotme, pavarësisht zbutjes së lehtë të normave të interesit. /ET
