Historia e dashurisë mes David dhe Victoria Beckham duket si një skenar filmi: një yll futbolli që ra në dashuri me një këngëtare të famshme pasi e pa në televizor, një takim që ndryshoi jetën e të dyve dhe një marrëdhënie që prej dekadash vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
David Beckham e ka treguar se për herë të parë e pa Victoria-n në vitin 1996, gjatë një videoklipi të grupit Spice Girls. Në atë kohë, ai ishte një nga talentet më të mëdha të Manchester United, ndërsa Victoria ishte pjesë e grupit më të famshëm të vajzave në botë, e njohur si “Posh Spice”. Futbollisti u mahnit nga ajo dhe u tha miqve të tij se një ditë do ta takonte.
Një vit më vonë, fati i bashkoi. Ata u takuan në një ndeshje të Manchester United dhe Victoria ka treguar se që në takimin e parë ndjeu një lidhje të veçantë me Davidin. Pas kësaj, çifti nisi një romancë që u bë menjëherë objekt i vëmendjes së mediave britanike.
Në vitin 1998, ata njoftuan fejesën, ndërsa më 4 korrik 1999 u martuan në një ceremoni luksoze në Irlandë. Dasma e tyre u konsiderua një nga ngjarjet më të mëdha të showbiz-it të asaj kohe, me veshje të personalizuara dhe një atmosferë që pasqyronte stilin ekstravagant të çiftit./mxh
