Last Updated on 09/07/2026 by Kesjana
Në Komisionin Parlamentar për Nismat Qytetare po shqyrtohet projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.
Gjatë raportimit, kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, foli lidhur me gjykimin e çështjeve gjyqësore dhe numrin e lartë të tyre.
Rusi u shpreh se KLGJ i ka adresuar disa herë Kuvendit dhe Ministrisë së Drejtësisë ndryshime ligjore që, sipas tij, rrisin shpejtësinë e gjykimit të çështjeve dhe ulin numrin e tyre.
Ai shtoi më tej se, në një rast, Kuvendi e përfshiu në rendin e ditës së Komisionit të Ligjeve dhe më pas e hoqi nga axhenda e punimeve të komisionit.
“KLGJ i ka adresuar disa herë Kuvendit dhe Ministrisë së Drejtësisë ndryshime ligjore në lidhje me Kodin e Procedurës Penale, Kodin e Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Administrative. Këto kanë qenë masa për të rritur shpejtësinë e gjykimit dhe për të ulur numrin e çështjeve. Por Kuvendi i nderuar i përfshiu në Komisionin e Ligjeve, ne bëmë gati relatimin dhe më pas u hoqën nga axhenda. Këto janë masa që rrisin çështjet e gjykuara”, u shpreh Rusi. /kb
