Blerina Bombaj ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku shpreh mendimin e saj se varfëria nuk është shkaku që e bën një njeri kriminel.
Ajo rrëfen historinë e gjyshes së saj, e cila, sipas saj, punoi dhe sakrifikoi shumë për të rritur tre fëmijët, duke përjetuar edhe dhunë, por pa lejuar që vështirësitë ta largonin nga vlerat.
A te ben varferia kriminel?
Gjyshja ime shiste gjak per te rritur tre femijet e saj. Vinte ne shtepi me krahet plot hematoma sic tregon mami im. Por femijet nuk ju bene kriminela. Kjo sepse gjyshja ime i kish hapur deren dashurise dhe miresise qe te hynin ne zemren dhe mendjen e saj. Nuk ja kish hapur deren shejtanit! Kete vendim secili e ka ne dore vete, pavaresisht rrethanave./ad
