Last Updated on 09/07/2026 by Anisa
Pavarësisht deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte se samiti i ardhshëm i Aleancës do të mbahet në Shqipëri, Sali Berisha mendon se kryeministrit Edi Rama në Ankara i nxorën kartonin e kuq.
Ndonëse tregohet i kujdesshëm për takimin tjetër të aleancës, kur thotë: “Nuk them se zhvillohet apo nuk zhvillohet”, kreu i demokratëve i mëshon një tjetër detaji.
“Unë nuk dëgjova një fjalë mirupafshim në Shqipëri, në Tiranë. Nuk e dëgjova. E vërteta është që në samitin e mëparshëm për vitin 2027 ishte caktuar Tirana, kjo është e njohur. Por ka mbi dy muaj që qarkullojnë zëra të ndryshëm. Unë nuk mund të komentoj, as se zhvillohet, as se nuk zhvillohet”.
Për Berishën, Rama mori kartonin e kuq me veshjen e tij në Turqi.
“E patë besoj apo jo? Aty ishte njeriu më i vetmuar. Sharlatani më i damkosur. Hokatari më i shpifur. Që mendoi se me atletet e bardha, s’po përdor shprehjet që i meriton në këtë rast, do mund të tërhiqte vëmendje dhe tërhoqi vetëm përçmim. E patë vetë. Nuk ka një foto. Nuk ka një fjalë. Ka vetëm atletet e tij. Për të cilat protokolli turk, në darkën presidenciale i nxori kartonin e kuq: S’mund të vish! Edhe u detyrua të kthehet, mos bëjë më ekzibicionistin, por të zbresë tek këpucët normale për ngjarje të tilla. Shikojeni ju kur shkon, kur futet në pallatin presidencial për darkën e presidentit. Por aty nuk u tolerua, u përçmua”, deklaroi Berisha./ad
