Ish-udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është varrosur në qytetin e tij të lindjes, Mashhad, pas disa ditësh ceremonish mortore dhe zie publike.
Në ceremoninë e varrimit mungoi djali i tij dhe pasardhësi i përfolur, Mojtaba Khamenei. Sipas mediave shtetërore iraniane, Khamenei u varros në orët e para të mëngjesit, pasi trupi i tij ishte transportuar më herët në disa qytete të Iranit dhe Irakut, ku u zhvilluan homazhe dhe procesione mortore.
Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror IRIB nuk e shfaqën Mojtaba Khamenein në ceremoninë e varrimit. Para ceremonisë, lutjen mbi trupin e ish-udhëheqësit e drejtoi djali i madh i tij, Mostafa Khamenei.
Iran / Mashhad-Trauerfeier
Dieser Tag war unbeschreiblich.
Millionen Menschen nahmen Abschied in der zweit größten Stadt im Iran.
Nun hat Khamenei seine Ruhe gefunden.
Die Menschen im Iran und alle Schiiten dieser Welt werden ihn immer im Herzen behalten. pic.twitter.com/lM2ynbZZUg
— Hai Stein (@Stein3Hai) July 9, 2026
Në ceremoni morën pjesë mijëra qytetarë të veshur me të zeza, të cilët mbanin flamuj iranianë, portrete të Khameneit dhe pankarta me slogane revolucionare. Turma brohoriti parulla kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke kërkuar hakmarrje për vdekjen e ish-udhëheqësit suprem.
Procesionet mortore nisën një ditë më parë, ndërsa autoritetet mbyllën rrugë, hapësirën ajrore dhe kufizuan aktivitetin në Teheran dhe qytete të tjera për të garantuar zhvillimin e ceremonive.
Varrimi në Mashhad ka edhe një simbolikë historike, pasi Khamenei është vetëm udhëheqësi i dytë i Iranit që prehet në këtë qytet, pas Nader Shahut, i cili u varros aty në vitin 1747.
Videos from Ali Khamenei’s final state-run funeral in Mashhad on Thursday night showed Islamic Republic loyalists chanting “death to America” and “death to Israel” while calling for revenge over the slain supreme leader’s death. pic.twitter.com/ZpCkE4jrQC
— Iran International English (@IranIntl_En) July 9, 2026
Vdekja e Khameneit ka ndodhur në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa autoritetet iraniane e kanë paraqitur pjesëmarrjen masive në ceremonitë mortore si një shfaqje uniteti kombëtar dhe mbështetjeje për Republikën Islamike./kb
