Federata Italiane e Futbollit po punon për rindërtimin e kombëtares pas dështimit për t’u kualifikuar për herë të tretë radhazi në Kupën e Botës.
Presidenti i ri, Giovanni Malago, ka deklaruar se prioritet mbetet emërimi i drejtorit teknik, ndërsa nuk ka përjashtuar as surpriza në ditët në vijim.
Paralelisht, po fiton terren mundësia e rikthimit të trajnerit Roberto Mancini në stolin e Italisë. Mancini drejtoi kombëtaren nga viti 2018 deri në vitin 2023 dhe fitoi Kampionatin Europian 2020, i zhvilluar në vitin 2021. Gjatë mandatit të tij, Italia regjistroi edhe serinë rekord prej 37 ndeshjesh pa humbje, me 30 fitore dhe 7 barazime.
Ndër kandidatët për postin e drejtorit teknik përmenden Demetrio Albertini, Alessandro Costacurta, Giuseppe Bergomi dhe Gianfranco Zola.
Italia do të nisë kualifikueset e Euro 2028 në Grupin 7, ku bën pjesë së bashku me Gjermaninë, Belgjikën dhe Sllovakinë. Vendimet përfundimtare pritet të merren brenda ditëve të ardhshme./mxh
