Fluks i madh automjetesh është regjistruar këtë të shtunë në pikën kufitare të Qafë Botës, ku mijëra udhëtarë që kanë zgjedhur të kalojnë drejt Greqisë janë përballur me pritje të gjata.
Sipas informacioneve paraprake, radha e automjeteve ka kaluar 2 kilometra dhe është shtrirë deri pranë kryqëzimit me rrugën hyrëse për në qytetin e Konispolit.
Rritja e numrit të udhëtarëve lidhet me fluksin e fundjavës dhe lëvizjet turistike gjatë sezonit veror. Kolonat e gjata kanë sjellë vonesa për drejtuesit e mjeteve që presin të kryejnë procedurat e kalimit kufitar.
Autoritetet kufitare vijojnë punën për menaxhimin e situatës dhe për përballimin e fluksit të lartë në këtë pikë kalimi me Greqinë./mxh
