Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale lidhur me vlerësimet negative që po bëhen prej disa ditësh në bizneset shqiptare.
Rama ka publikuar një video ku ka treguar disa nga “review”-të e bëra në Google për Kalanë e Rozafës.
Sipas tij, ata që qëndrojnë pas këtyre vlerësimeve po bëjnë çmos për të shkatërruar turizmin dhe për të përzënë të huajt.
“PO ME KALANË E ROZAFËS çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzemë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë?!
Uroj që prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi”, thuhet në mbishkrimin që shoqëron videon e postuar nga Rama./mxh
