Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale pamje nga koncerti që reperi me famë botërore, Kanye West, zhvilloi mbrëmjen e ndjeshme në Tiranë, në një stadium të improvizuar posaçërisht për eventin.
Kreu i qeverisë sjell në vëmendje se fansa të artistit amerikan nga 80 vende të botës u mblodhën në kryeqytetin e Shqipërisë, si asnjëherë më parë.
Me disa pamje të realizuara me dron, Rama tregon se stadiumi me kapacitet 60 mijë pjesëmarrës ishte plotësisht i mbushur, dhe thekson se koncerti ishte “një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit”.
“MIRËMËNGJES
dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë Turistike po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur./kb
