Vala e të nxehtit që goditi Anglinë dhe Uellsin në qershor vrau rreth 440 njerëz në ditë gjatë kulmit tre-ditor, vlerësuan shkencëtarët, raporton sot “Guardian”.
Më shumë se 2,700 njerëz në Angli dhe Uells vdiqën para kohe nga shkaqe të lidhura me nxehtësinë rekord në maj dhe qershor, vlerësojnë ekspertë nga Imperial College London, Met Office dhe London School of Hygiene and Tropical Medicine (LSHTM).
Analiza e ekspertëve tregoi se ndryshimi i klimës rriti ndjeshëm numrin e vdekjeve, pasi 42 për qind e tyre vdiqën për shkak të nxehtësisë shtesë të shkaktuar nga aktivitetet njerëzore, kryesisht nga djegia e lëndëve djegëse fosile, raporton Sky News.
Analiza tregoi se gjatë nëntë ditëve të valës së të nxehtit të majit, rreth 550 njerëz vdiqën nga shkaqe të lidhura me të nxehtin, dhe rreth 2,200 prej tyre gjatë 11 ditëve të valës së të nxehtit të qershorit.
Studiuesit paralajmërojnë se temperaturat maksimale ditore janë tre deri në katër gradë Celsius më të larta se sa do të ishin në mungesë të ndryshimeve klimatike./ad
