Last Updated on 13/07/2026 by Anisa
Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë sot seancën plenare, ndërsa masat e sigurisë pranë godinës së Parlamentit janë shtuar.
I gjithë perimetri i Kuvendit është rrethuar me gardh metalik, duke kufizuar aksesin përreth godinës. Gardhet janë vendosur veçanërisht në hyrjen kryesore të Parlamentit, ku zakonisht ka edhe grumbullime të qytetarëve apo protestuesve.
Ndërkohë, deputetët e Partisë Socialiste kanë hyrë në ambientet e Kuvendit përmes hyrjes anësore, në krahun e Akademisë së Shkencave.
Seanca e sotme plenare pritet të zhvillohet sipas rendit të ditës së përcaktuar.
/ad
