Lufta mes Rusisë dhe Ukrainën ka shumë pak gjasa të mbyllet shpejt. Kështu ka deklaruar Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. Ai tha se ngurtësia e Putinit do të bëjë që lufta të marrë një tjetër zhvillim gjatë dimrit të ardhshëm.
“Fola për mundësinë e armëpushimit në Ukrainë me hollësi të konsiderueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe gjithashtu gjerësisht me Presidentin ukrainas. Në këtë pikë, duket e pamundur që të arrihet një armëpushim ose një marrëveshje paqeje në të ardhmen e afërt, duke pasur parasysh qëndrimin e ngurtë të Rusisë dhe Putinit. Të gjithë presin një përshkallëzim të veprimeve nga Rusia në këtë kohë, dhe është shumë e mundshme që Rusia të dëshirojë ta zgjasë këtë luftë të paktën deri në dimër. Bisedimet e djeshme të koalicionit u përqendruan në një temë kyçe: si të sigurohet praktikisht siguria për Ukrainën dhe rajonin pas një paqeje të mundshme, ose të paktën një armëpushimi, dhe më e rëndësishmja, është vendimi ynë i përbashkët që ushtrimet e para që përfshijnë trupat franceze dhe britanike – ushtrime, pra, manovra – do të zhvillohen në Poloni këtë vjeshtë. Këto do të jenë ushtrime që përgatisin të gjithë koalicionin (e të gatshëm) të mbledhur sot në Paris për garanci të tilla reale sigurie për Ukrainën, por edhe për rajonin.” /kb
