Last Updated on 15/07/2026 by Kesjana
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vuajtjes së dënimit, me lirimet e para të personave që përfitojnë nga lehtësimet e miratuara me ligj.
Në burgun e Drenovës, 60 të dënuar kanë përfunduar procedurat dhe janë liruar, duke lënë ambientet e këtij institucioni që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.
Ndërkohë, në institucionin e grave në Pojskë, 11 të dënuara kanë përfituar lirim të menjëhershëm, ndërsa 8 të tjera përfitojnë ulje me 1.5 vite burg.
Zbatimi i amnistisë po shtrihet në të gjitha burgjet e vendit, ndërsa autoritetet po vijojnë procesin e verifikimit të dosjeve për personat që përmbushin kushtet e përcaktuara.
Masat e reja synojnë lehtësimin e situatës në sistemin penitenciar përmes lirimit të disa kategorive të dënuarish dhe reduktimit të kohës së vuajtjes së dënimit, ndërsa personat e përjashtuar nga ligji nuk përfitojnë nga kjo skemë./Kb
