Last Updated on 20/07/2026 by Monika
Këtë të hënë, në Tiranë po zhvillohet protesta qytetare e 51-të kundër qeverisë.
Siç vihet re edhe nga pamjet, qytetarët mbajnë në duar postera e pankarta.
Pas grumbullimit në sheshin ‘Skënderbej’, protestuesit do të zhvendosen drejt godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Për të 51-ën ditë me radhë, qytetarët po bëjnë thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe politikës shqiptare./mxh
