Mjekja kardiologe Engjëllushe Hasani ngriti alarmin se është dyfishuar numri i fëmijë e me hipertension.
Duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, mjekja theksoi se dy faktorët kryesorë të hipertensionit janë obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik.
Po ashtu ajo bëri me dije se disa nga shenjat janë dhimbja e kokës, rrahjet e shpeshta të zemrës, apo një shtrëngim gjoksi.
“Po shohim edhe fëmijë të cilët vuajnë nga tensioni. Përveç statistikave tona, që ne nuk kemi, por atyre europiane, dhe bëjmë mirë që krahasomi me të tjerët, kemi një rritje të fëmijëve që vuajnë nga hipertensioni. Kemi një dyfishim dhe shkon nga 4 për qind që ka qenë Europa, shkon gati në 8 për qind. Ka dy faktorë: Obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik. Sipas OBSH-së 80 për qind e fëmijëve s’bëjnë aktivitetin fizik të rekomanduar nga OBSH. Kam pasur fëmijë të moshës 13-14 vjeç, që mund të ketë pasur dhimbje koke, rrahje të shpeshta zemre, shtrëngim gjoksi. Ose mund të jetë edhe një vizitë rastësore, dhe ne konstatojmë që mund të ketë tension të lartë. Duhen kthyer sytë te fëmijët, sepse sa më shpejt t’i kapim, aq më mirë është”. /ad
