Pep Guardiola mbetet një nga kandidatët kryesorë për stolin e kombëtares së Italisë, ndërsa kontaktet mes palëve kanë vazhduar gjatë ditëve të fundit.
Paolo Maldini dhe Leonardo kanë zhvilluar takime me trajnerin spanjoll për të kuptuar mundësinë e marrjes së drejtimit të ekipit kombëtar.
Presidenti i FIGC-së, Giovanni Malaga, ka konfirmuar se emri i Guardiolës është një opsion konkret dhe jo vetëm një dëshirë. Trajneri 55-vjeçar u largua nga Manchester City pas dhjetë vitesh dhe aktualisht po shqyrton hapat e ardhshëm në karrierë.
Sipas raportimeve, Guardiola nuk ka refuzuar ofertën, por ka kërkuar kohë për të marrë një vendim. Federata italiane është e gatshme të bëjë përpjekje financiare shtesë dhe të sigurojë sponsorë për të mbuluar një pjesë të kostove të kontratës. Teknikut spanjoll mund t’i ofrohet një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.
Ndërkohë, në garë për postin e trajnerit të Italisë mbeten edhe Andrea Pirlo, Roberto Mancini dhe Antonio Conte. Një përgjigje përfundimtare nga Guardiola pritet në ditët e ardhshme./mxh
