Last Updated on 22/07/2026 by EL
Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e kësaj të mërkure në kodrat pranë fshatit Selishtë, në njësinë administrative Cakran.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullishte, pemë dhe shkurre. Në vendngjarje ndodhen tre automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll, pavarësisht erës së fortë që po e vështirëson ndërhyrjen.
Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është raportuar edhe në vendin e quajtur “Antenat”, në Voskopojë. Drejt vendngjarjes janë nisur dy mjete të MZSH.
Gjithashtu, janë mobilizuar forca nga Njësia Administrative Voskopojë, si dhe punonjës të Shërbimit Pyjor.
Për shkak të terrenit të vështirë, automjetet zjarrfikëse nuk mund të afrohen pranë vatrës së zjarrit. Një pjesë e efektivëve kanë nisur ndërhyrjen në terren, ndërsa pjesa tjetër është në lëvizje drejt zonës së prekur për të ndihmuar në izolimin dhe shuarjen e flakëve./et

