Aktorja australiane Rebel Wilson është shpallur e pafajshme në padinë për shpifje të ngritur nga aktorja e re Charlotte MacInnes, e cila kishte luajtur në filmin e saj “The Deb”.
Vendimi u dha nga Gjykata e Sydneyt.
MacInnes pretendonte se Wilson ia ka dëmtuar reputacionin me disa postime në Instagram gjatë viteve 2024 dhe 2025, ku aktorja shkruante se ajo kishte tërhequr një ankesë për ngacmim seksual ndaj një producenti filmi për të avancuar në karrierë.
MacInnes i mohoi këto pretendime.
Gjykatësja Elizabeth Raper e hodhi poshtë padinë, duke vlerësuar se pretendimet e Wilsonit nuk përbënin shpifje dhe se MacInnes nuk arriti të provonte se postimet i kishin shkaktuar ose mund t’i shkaktonin dëm serioz reputacionit.
Gjykata urdhëroi gjithashtu MacInnesin që të paguajë shpenzimet gjyqësore të Wilsonit.
Çështja lidhej me një incident që kishte ndodhur në muajin shtator të vitit 2023 në Bondi Beach, kur MacInnes dhe producentja Amanda Ghost u futën në të njëjtën vaskë, pasi Ghost kishte pësuar një reaksion alergjik nga uji i ftohtë.
Të dyja mbanin rroba banje./mxh
