Last Updated on 23/07/2026 by Anisa
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për mediat, pasi nuk u lejua të hynte në Kuvend për të marrë pjesë në seancë plenare të kësaj të enjteje.
Ai ka pretenduar se vendimi për të mos marrë pjesë në seancë, sipas tij, është marrë pasi sot do të shkojë në Kuvend kryeministri Edi Rama.
Shehaj ka akuzuar Taulant Ballën, se vendimin e ka marrë ai, pasi ka marrë parasysh që herë e fundit pati përplasje mes Ramës dhe tij.
“Me urdhër të Edi Ramës, Garda ndaloi hyrjen time sot në Kuvend. Edhe pse afati i përjashtimit ka skaduar prej dy ditësh, si në diktaturë, më ndaluan të futesha për të përfaqësuar zërin e qytetarëve. Pse? Sepse Rama nuk e kapërdin dot atë që i bëra në Parlament. Sepse ia thashë në sy që është Kryeministri më i korruptuar që ka pasur Shqipëria dhe ka vjedhur popullin më të varfër të Europës. Po u vjen fundi!”, shkruan Shehaj./ad
